E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përformon në dush

E veshur në të kuqe, këngëtarja Jepsen ka përformuar në dush të mbështjellë me sfunxher të kuq, për reklamën më të re, të prodhimeve kozmetike Gud.


Kanadezja e cila është zgjedhur fyryra e vitit, për markën e prodhimeve të bukurisë, ka ftuar fansat e saj, që ‘ti bashkohen në dush’.


“Ideja e përformancës në dush, ishte e çmendur” ka thënë këngëtarja 27 vjeqare. “Fillimisht nuk e kuptova idenë, por pastaj me fluskat që binin dhe vallëzimin, harova se ku jam” ka shtuar ylli i hitit “Call me maybe” e cila ka pranuar se ka pasur problem me takat e larta./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›