E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Deda: Më 4 mars, “Republika Sërpska” në veri

Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda ka tërhequr vërejtjen se dialogu Prishtinë – Beograd, po prodhon një rezultat të keq sa i përket veriut të Kosovës. Ai në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se nëse politika kosovare, me theks të veçantë opozita, hesht deri më 4 mars, “atëherë Kosova duhet ta baj me shëndet Republika Sërpska në veri”.

Deda ka thënë se Asociacioni i Komunave të Veriut, do të jetë një asociacion i veçantë, nga ai i paraparë në Pakon e Ahtisarit.

Sipas tij, ky organizim i veriut i cili do të dalë nga kjo marrëveshje nuk do ta ketë emrin Republikë, por do të jetë i tillë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›