E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihen nga flakët dy lokale në plazhin e Radhimës

Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës në Vlorë këtë të enjte. Vizion Plus mëson se janë përfshirë nga flakët dy lokale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë  duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve.

Ndërkohë tymi i dendur ka mbuluar zonën, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›