E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet në flakë servisi i makinave në Pukë, lëndohet punonjësi

Foto ilustruese

Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në Pukë. Si pasojë është lënduar punonjësi dhe është dëmtuar automjeti.

Fatmirësisht punonjësi është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:00, në qytetin e  Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.

Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi  që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›