E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Dropull, lëndohet 55-vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Derviçan të Dropullit.

Policia bën me dije se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç.

Si pasojë, 55-vjeçari ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›