E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte me automjet me armë të ftohta, përfundon në pranga 31-vjeçari në Berat

Një 31-vjeçar  është arrestuar nga policia e Beratit këtë të shtunë.

Ai është kapur me armë të ftohta me vete. Sipas njoftimit zyrtar, gjithashtu  janë sekuestruar 2 mjete prerëse (thika).

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndaluan në rrugën Berat-Dimal, automjetin me drejtues shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit M. R, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›