Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit

Fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të shtunë (9 nëntor). Bëhet me dije se zjarri ka nisur që prej orës 05:00, ndërsa flakët janë përhapur në pjesën më të madhe të fushës së mbetjeve.
Shkaqet e këtij zjarri nuk bëhen me dije, teksa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt fushës së mbetjeve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në incineratorin e Elbasanit prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk kryhet, ndërsa fusha e plehrave është e tejmbushur.
/rtsh.a/