Përfshihet nga flakët hoteli në Lungomare, disa persona të lënduar nisen drejt spitalit të Vlorës

Një hotel në Lungomare është përfshirë nga flakët.
Paraprakisht raportohet se disa persona kanë mbetur të lënduar nga djegiet dhe janë transportuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mberritur policia dhe forcat zjarrfikëse. Është bërë i mundur lokalizimi i zjarrit, ndërsa autoritete kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe zbardhjen e shkakur të zjarrit.