E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Këta janë vëllezërit Laçi që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës, 25 vjeç dhe 20 vjeç

Vizion Plus siguron foton e dy vëllezërve, Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës  23:50, në Fushë-Prezë.

Andi Laçi, 22 vjeç dhe  Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën gjithashtu nga aksiddenti i rëndë.

Sipas informacioneve nga policia, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” kur janë përplasur me një betoniere.

Si pasojë e përplasjes makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›