E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një lokal dhe 2 makina te Shkëmbi i Kavajës

DURRËS- Një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë që frekuentojnë plazhin këtë fund gushti.

Zjarri ka shpërthyer fillimisht në guzhinën e restorantit, i cili ndodhet mes reshtit të parë të hoteleve dhe bregut te detit, ndërkohë që flakët janë përhapur dhe në parking duke djegur dhe 2 automjete (tip Reno dhe  dhe një Volswagen)

Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta policie dhe 2 zjarrfikëse, teksa fillimisht është bërë evakuimi i pushuesve rreth 500 metra larg vatrës së zjarrit. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll flakët, por fatkeqësisht zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në restorantin prej druri ndërkohë që dy automjetet e parkuara pranë janë shkrumbuar tërësisht. 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›