E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga zjarri një apartament në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Tymi dhe flakët kanë alarmuar banorët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë duke vendosur nën kontroll situatën dhe ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.

Deri më tani nuk raportohen të dhëna për persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›