Përfundojnë 55 % e punimeve për urat mbi lumin e Tiranës, Rama: Projekti shkurton distancat, redukton trafikun

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Në kantierin e urave mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, ku deri tani janë realizuar 55% e punimeve.
“I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, tha Rama.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.
Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet, mbi 27 km e gjatë, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës.
Me përfundimin e punimeve kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.
Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.
1 nga 9/k.s/