E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë pa rezultat kërkimet e të zhdukurve

Mytja e anijes se mallrave me tonazh të mesëm erdhi si pasojë e përplasjes me tragetin e linjës Bari- Durrës, “Ankara”, 20 milje larg portit të Durrësit. Tragjedisë arriti t’i mbijetonte vetëm kapiteni dhe ndihmës kapiteni i anijes “Reina 1”.

Pas përfundimit pa sukses të kërkimeve nga motovedetat shqiptare dhe të Guardia di Financës, për të kërkuar trupat e zhdukur erdhi nga Turqia anija ushtarake “Barbarosa”. Ndonëse “Barbarosa” ishte e pajisur me aparatura moderne të kërkimit në sipërfaqe dhe në thellësi të detit, nuk u arrit të gjendet asnjë nga trupat e 8 marinarëve të zhdukur.

Kapiteneria e portit të Durrësit bën të ditur se anija turke, e cila vijonte e vetme kërkimet është kthyer në portin e Durrësit duke i dhënë fund kërkimeve./Start/

                                                                                             2011-10-23 10:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›