Tërmet 7.3 ballësh në Turqi, frikë për qindra të vdekur

Shërbimi gjeologjik i SHBA-ve dhe ai turk bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 19 km në veriperëndim të Van-it.
Tërmeti ra paraditen e të dielës në orën 10:41 (me orën lokale). Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga zyra e kryeministrit mejëherë pas termetit thuhet se tërmeti ishte i fortë dhe se shumë shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë rrafshuar në qytetin e Vanit dhe në Ercis.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Ercisit, Zülfikar Arapolu tha se “shumë persona kanë vdekur dhe shumë ndërtesa janë shembur. Ka shumë shkatërrime”. Mediet turke raportojnë për rreth 24 pallate dhe një konvikt të rrafshuar në këtë qytet.
Të gjithë banorët janë rrugëve dhe ngurrojnë të hyjnë në banesa nga frika e lëkundjeve të tjera. Drejt Vanit është nisur menjëherë kryeminsitri turk, Rexhep Tajip Erdoan, i cili do të inspektojë dëmet dhe aksionet e kërkim –shpëtimit. /Start/F. P/
2011-10-23 13:59