Përfundojnë punimet për trarët metalikë për mbikalimin e ri të Kasharit, qarkullim normal në aksin Tiranë-Durrës

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar përpara afatit të parashikuar, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se punimet për montimin e trarëve përfunduan më herët falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar në kantier.
Pas përfundimit të kësaj faze të punimeve, qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës vijon normalisht, ndërsa puna për ndërtimin e mbikalimit të ri do të vijojë sipas planit.
Ndërhyrja në Kashar synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë, si dhe lehtësimin e qarkullimit në një prej akseve kryesore që lidh Tiranën me Durrësin.
1 nga 2/e.xh/j.p/