Perfundon Operacioni Pegasus - Ushtaret gjermane kthehen nga Libia

Gjashte avionet me ushtare zbriten diten e shtune pasdite 5.3 ne aeroportin e Wunstorf-it ne afersi te Havonerit. Ushtria gjermane vazhdon te marre pjese me tri anije ne misionin nderkombetar qe kryhet nen kryesimin e OKB-se.
Sipas te dhenave te shefit te shtabit komandues te misionit gjeneral lejtnantitRainer Glatz me gjithe gjendjen e tensionuar ne Libi operacioni Pegasus ka perfunduar me sukses. Ai falenderoi 156 ushtaret per misionin e tyre. Une ju falenderoj personalisht per misionin tuaj dhe i shpreh ketyre ushtareve dhe ushtareve edhe mirenjohjen e Inspektorit te Pergjithshem te ushtrise. Njekohesisht une shpreh respektin tim dhe shpreh vleresimin qe ju kete mision jo pa rreziqe e perfunduat ne nje kohe te shkurter.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aeroplani Konrad Adenauer ne pozicion parkimi
Rreth 30 ushtare moren pjese direkt ne aksionin e ndihmes. Fillimisht parashutistet moren ne bord ne nje operacion te fshehte ne shkretetiren e Nafurah-es 132 evropianet mes te cileve 22 gjermane. Gjendja ishte e tensionuar sepse Nafurah ndodhet ne afersi te nje rafinerie nafte e cila mund te bombardohej nga trupat e Gaddaf-it. Atje punonin edhe shume nga te huajt. Misioni delikat u drejtua nga nje rreshter qe eshte stacionuar tek parashutistet ne Seedorf te Saksonise se Poshtme. Ushtaret priteshin ne shkretetire nga pasagjeret. Nuk ishin te gjithe gjermane. Kishte qytetare te BE-se nga gjithe vendet e mundshme. Dhe sigurisht qe ata u gezuan. Ata u munduan te hipnin menjehere ne avion. Dhe donin te iknin menjehere. Disa qane kur hipen. Per ne ishte shume prekese.
Aksioni ne Nafurah duhet te kryhej me shpejtesi te madhe. Nderhyrja shume sekrete u miratua pak para zhvillimit me kryesuesit e qeverise dhe te ushtrise gjermane dhe u krye direkt pa vonese shpjegon gjenerali Rainer Glatz U krye shume shpejt. Ne fluturuam per atje aeroplani u sigurua qytetaret qe duhet te evakuoheshin ndodheshin ne shesh. Ata hyne ne avion dhe menjehere u larguam prej andej.
Bildunterschrift Ministri i Jashtem Guido Westerwelle dhe shefit te shtabit komandues te ushtrise gjermane gjeneral lejtnanti Rainer Glatz.
Megjithese ushtaret jane te pergatitur per misione te tilla tensioni eshte gjithnje shoqerues thote nje ushtar. Ai ka qene ne mision ne Afganistan dhe eshte ne gjendje te kontrolloje friken e tij Nuk kisha dhimbje barku. E dija qe sheshi i fluturimit ishte siguruar. Keshtu qe cdo gje ishte ne rregull.
Per shkak te motit dimeror gjashte avionet transportues te ushtrise gjemane zbriten ne Gjermani me dy ore vonese. Pas misionit ne Libi ata ndaluan ne Krete dhe prej andej u nisen per Gjermani. Qe prej fillimit te trazirave ne Libi forcat ajrore gjermane kane nxjerre nga rajoni i krizes 262 vete.
Autor Thieltges Melanie/ Aida Cama
Redaktoi Elert Ajazaj