E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshte ceshtje parimi - Hapet procesi ndaj ish-presidentit te Frances

Po te degjosh gjykatesit hetues atehere i bie qe Bashkia e Parisit ne 18 vitet ne te cilat Shiraku ka qene kryetar bashkie te kete qene nje parajse per drejtues projektesh te te gjitha llojeve. 481 punonjes me kete titull dhe me paga te mira kane qene punesuar midis tyre nipi i gjeneralit arls de Gol.

Para gjyqit tani diskutohet per 21 vende te tilla pune bashkepunetoret ne fjale besohet se kane qene luftetare me merita te partise se Shirakut ose se kane pergatitur fushaten elektorale presidenciale te kryetarit te tyre te bashkise. Paditesi i pare ishte aktivisti i te drejtave te njeriut Pier Alen Brosso Per mua ishte pune parimi. Nuk eshte lufta ime personale kunder Zhak Shirakut eshte dicka parimore.

Sepse demi per arken shteterore te Parisit sipas gjykatesve hetues eshte deri pese milione euro. Shiraku nga ana e tij eshte perbetuar gjithmone per pafajesine e tij. Kur ishte ende president i shtetit ai u perpoq qe akuzat ndaj tij ti quante qesharake. Pyetjes per shembull nese hetuesit dikur do te fillonin te flisnin per me pak para ai iu pergjigj Shumat nuk do te pakesohen ato do te avullojne.

Procesi penal kunder Shirakut - pas dy dekadash

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryebashkiaku i Parisit Bertrand Delanoe

Ne fillim te ketij viti megjithate partise pasardhese te RPR UMP dhe vete Shirakut iu desh te kthenin me shume se 2 milione euro ne arken e qytetit te Parisit. Kjo e gezoi shume kryetarin e Bashkise socialistin Bertrand Delanoe Deshiroj qe kjo te mbahet mend nga qytetaret e Parisit keto vepra kane ndodhur dhe demi u desh te zevendesohej. Mua aq me ben se cfare do te kerkojne avokatet tani. Une nuk njoh ndonje te akuzuar i cili te jete i detyruar te paguaje 22 milione euro zhdemtim kur nuk ka bere gje.

Megjithate tani do te zhvillohet procesi penal kunder Shirakut - pas dy dekadash sepse ne 12 vitet kur ishte presidenti i Frances ai gezonte imunitet. Por meqenese qyteti i Parisit pas kthimit te parave e terhoqi padine e tij nuk ka as te akuzuar as akuze sepse as prokurori nuk e donte kete proces gjyqesor. Por krahas Prokurorit ne France ekzistojne edhe gjykatesit hetues dhe ishin ata qe ne fund te fundit u kujdesen qe te zhvillohet procesi gjyqesor kunder Shirakut dhe nente te akuzuarve te tjere. Ish-presidentin e Frances e kercenojne per shkak te shperdorimit 10 vjet arrest dhe 125 mije euro denim me gjobe.

Shume me interesante per mediet franceze megjithate eshte ceshtja nese Shiraku do tia dale deri ne fund procesit gjyqesor. Per 78 vjecarin thuhet se here pas here ka shkeputje nga realiteti madje eshte folur edhe per Alzheimer. Konsiderohet e sigurt se Shirakun avokatet e tij do ta mbrojne mire kater javet e ardhshme nga pyetjet e gjykates dhe para se gjithash te medieve.

Autor J. Duchrow / A. Dodi

Redaktoi V.Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›