E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon afati i regjistrimit, KQZ: PS,nuk propozon komisionerët

Partia Socialiste nuk regjistron komisionerët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit.
Në ditën e fundit të afatit zyrtar të dorëzimit të emrave të komisionerëve për KZAZ, Partia Socialiste nuk ka paraqitur asnjë propozim.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, pjesa tjetër e partive politike kanë paraqitur emrat e komisionerëve.
Pas përfundimit të afatit për regjistrim nesër në orën 10:00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një mbledhje për emërimin zyrtar të komisionerëve.
Më 15 nëntor në disa njësi vendore të vendit do të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale, pasi krerët aktualë janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›