Aksidentet rrugore, policia e qarkut Durrës merr masat
Bilanci tragjik i aksidenteve rrugore 24 orëve të fundit, me 3 të vdekur si dhe 7 të plagosur, ka detyruar policinë e qarkut Durrës të marrë një sërë masash administrative për parandalimin e tyre. Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Ilia Nasi, duke marrë shkas nga këto aksidente, ka bëre thirrje që të gjithë ata persona, të cilët qarkullojnë në rrugë të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Moszbatimi i tyre, do të shoqërohet me masa të rrepta administrative.
Nga ana tjetër policia ka forcuar masat në rrugë, duke ngritur një sërë postblloqesh të cilat operojnë 24 orë. Vëmendje e vecantë sipas Nasit nuk do t'i kushtohet vetëm zonave turistike ku lëvizja e automjeteve është e madhe, por edhe në autostradën Tiranë -Durrës. Përsa i përket dy aksidenteve tragjike të ndodhura 24 orët e fundit, kreu i policisë së Durrësit ILia Nasi tha se shkak është bërë mosrespektimi i kodit rrugor.
Efektiva të policisë rrugore gjatë gjithë ditës kanë ushtruar kontrolle të rrepta për respektimin e Kodit Rrugor, ndërsa masat do të vijojnë edhe në ditët e tjera, me qëllim sensibilizimin e drejtuesve të mjet.