E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfundon aneksi i ri i stadiumit “Skënderbeu”

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije sot se ka përfunduar investimi i radhës i kësaj federate, për aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Ky investim i FSHF përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytet. Investimi përfshiu vendosjen e një tapeti të ri me standarde të larta, që do të ofrojë kushte optimale për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Ky impiant do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për futbollistët e rinj të Korçës, duke u ofruar atyre një terren cilësor për stërvitje.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar së fundmi disa rinovime të terreneve stërvitore në të gjithë vendin dhe ndërhyrje të pjesshme në disa stadiume e fusha stërvitore. Këto investime janë pjesë e strategjisë së FSHF-së për të rritur cilësinë e infrastrukturës sportive dhe për të mbështetur zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›