Përfundon greva, Rama:Nesër bisedime

Ka marrë fund greva 19-të ditore e deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të saj. Sipas informacioneve më të fundit bisedimet për zgjidhjen e krizës do të mbahen në Strasburg mes komisionerit për zgjerim Fyle, dy liderëve Sali Berisha dhe Edi Rama dhe me pjesëmarrjen e dy kryetarëve të grupeve kuvendore Patozi dhe Ruçi.
Kreu i opozitës i cili ka mbajtur edhe fjalimin para protestuesve ka bërë të ditur edhe lajmin për përfundimin e grevës.
"Nesër përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe të djathtës europiane presin në tryezë të dyja palët për të kërkuar zgjidhjen dhe për t'i hapur rrugën jo vetëm transparencës por përballjen me sfidat e integrimit" theksoi Rama.
Sipas tij është ora e një shansi të ri dhe është momenti i një mundësie të re për të mos e lënë këtë shans të humbasë dhe këtë mundësi të zhbëhet.
"Ky nuk është fundi i betejës sonë por një moment i besueshëm por një moment për të shprehur të gjithë vullnetin tonë një zgjidhja dhe transparenca të bëhet" është shprehur kreu i opozitës Rama.
"Motra dhe vëllezër iu shpreh të gjithve mirënjohjen e thellë për mbeshtetjen dhe kurajon dhe me një fjalët e vetme pasionin që jeni bërë pjesë e kësaj rruge të vështirë" theksoi më tej Rama.
"Kjo mirënjohje është për të gjithë ata që na ndjekin nëpërmjet kamerave të cilat nuk ia janë ndarë kësaj proteste të pandalshme por edhe për të gjithë ata që nuk na ndjekin por nga kanë ndjkur duke u bërë pjesë e kësaj rruge në mënyrën e tyre" theksoi Rama.
Më tej kreu i opozitës theksoi se "kjo është rruga e vështirë e transprencës e një kapërcimi histrorik nga kapitulli rraskapitës të zgjedhjeve të manipuluara në rrugën e Shqipërisë drejt Europës".
"Kemi jetuar momente të ndryshme ku ëndrrat janë derdhur në këtë bulevard për tranparencën e zgjedhjeve për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar ekonomikisht. Protestat që i kanë bërë nder atdheut tonë por mbi të gjitha kemi kaluar ditë të paharrueshme ku shpirti opozitar është mishëruar në 202 trupa burrash dhe grash që i ka treguar Shqipërisë që idealet nuk janë kthyer në fjalë boshe" theksoi më tej Rama.