E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon konkursi per monumentin e Ismail Qemalit

Faza e dytë e konkursit për monumentin e Ismail Qemalit ka përfunduar dhe tashmë juria e specializuar ka përzgjedh monumentin fitues mes 8 propozimeve. Edhe pse juria përzgjodhi pesë artistë që kaluan në fazën e dytë, vetëm katër prej tyre dorëzuan bocetet e rikonceptuara pasi skulptori Pjerin Kolnikaj u tërhoq nga gara. Artistët Ilirjan Shima, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori kanë propozuar secili nga 2 dy variante të monumentit, një shtatore dhe një variant të Ismail Qemalit të ulur. Kryetari i jurise Rubens Shima na ben me dije se ky vendim do i percillet Ministrise se kultures

Bocetet e dorëzuara herën e parë nuk përfaqësonin një monument të denjë për Ismail Qemalin ndaj shima thote se materialet e rikonceptuara janë më serioze, por juria nuk do heqë dorë deri në fazën përfundimtare të realizimit të monumentit.

Galeria Kombëtare e Arteve i ka propozuar Bashkisë së Tiranës që monumenti i Ismail Qemalit të vendoset në rrugën qe mbane te njejtin emër

Konkursi për monumentin e Ismail Qemalit u shpall së bashku me konkursin për monumentin e Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës, monumente qe vijne në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›