E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovimi i Folklorit ne 100 vjetorin e Pavaresise

Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes Ka vene ne fokus promovimin e traditën dhe kulturës shqiptare. Në qendër të këtyre festimeve ka qenë Ansambli i “Kuvendit “Zall-Dardhë” i cili ka mbushur plot 63 vjet nga themelimi i tij. Studiuesi Vaso Tole na ben me dije se ky ansambel është më të rëndësishmit dhe më të vjetrit në vend.
Ndërkohë që mjeshtri i madh i këtij ansambli prej 45 vitesh Qerim Sula na bën me dije se ruajtja e traditës në kohët moderne nuk është e lehtë.
Në kuadër të këtij përvjetori u çel edhe një ekspozitë fotografike e Ansamblit “Kuvendit” të Zall-Dardhës ndër vite, si dhe u mbajt një sesion shkencor kushtuar personaliteteve, Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu dhe Xhelal Cerpja.
Në fund të aktivitetit u zhvillua edhe nje Koncert me këngë dibrane me pjesëmarrjen e artistëve të Ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës; Liri Rasha; Shaban Mziu; Qerim Sula; Caje Poleshi; Sherif Dervishi etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›