Përfundon mbledhja e qeverisë, Berisha
Kryeministri Berisha pas një orë bisedimi, përfundon mbledhjen e qeverisë në mjediset e kryeministrisë. Duke komentuar shumë pak rreth zgjidhjeve të situatës në Gërdec, në fakt, Berisha në një formë të moderuar ka ‘kërcënuar’ median se ka shpifur kundra tij për këtë situatë të krijuar. Ai nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi, ndërkohë që çdo gjë e ka quajtur shpifje të medias, dhe te gazetareve 'mercenare'. E ka perfunduar keshtu mbledhjen e tij Berisha, duke mos u ndjere aspak pergjegjes per ate cka ka ndodhur ne Gerdec, duke mos dhene asnje shpjegim, e ne fakt duke u tallur vete ai me fatin e atyre njerezve, qe humben njerzit e tyre te dashur, gjithcka kishin, dhe qe derisa te jene gjalle do te kujtojne predhat qe fluturonin mbi kokat e tyre. Ai ka kapercyer te gjitha caqet duke perdorur fjale fyese kundrejt gazetareve, dhe atyre qe bejne median ne Shqiperi.
Me poshte eshte fjala e Berishes ne mbledhjen e qeveriseNe rast se nuk do shprehja ketu, jo habi per ato fjale qe spo i perdor, ndaj disa mercenareve, zedhenesve te mafies, mercenareve gazetare qe duke shkelmuar me menyren me te turpshme mbi moralin njerezor hidhen nga gezimi ne Televizionet e tyre e manipulojne me fatkeqesine e viktimave. Kjo ishte e pabesueshme per syte e mi, se si keta mercenare non stop bertisnin “rrofte vdekja, poshte qeveria”; pjese e diversitet edhe kjo, e nje diversiteti te nje shoqerie, por jashte te gjitha caqeve te nje morali njerezor qe s’mund te gezohesh kurre. Ti mund ta duash apo ta urresh nje qeveri, eshte ne zgjedhjen tende, t’i mund te shpifesh, por te shtosh dreka e darka gezimi kur ne nje kohe kemi familje qe kane varre te hapura se s’kane ku te qajne viktimat e tyre, kjo nuk quhet diversitet, por makabritet moral. Si nje njeri i dashuruar pas mediave, se une jam dhe i tille, kesaj here kam ndjere dhimbjen me te madhe kur i shihja keta mercenare, jo te shumte, por qe ekzistonin, shihja gazetare qe silleshin nga gezimi, harronin qe i shihte nje popull I tere qe vershonte ne lot. Kishin marre te dehur qe flisnin percart ne studiot e tyre, gjera te cilet nuk i bejne nderin nje vendi te qyteteruar. U percjell kete mesazh: Kan qene, do jem I dashuruar me median. Ato do jene te lira dhe une do vazhdoj mbroj lirine e tyre. Edhe sikur lakuriq te dalin ne ekranet e tyre, liria e tyre eshte e shenjte per mua, por njeriu duhet te kete moral sepse ti je vertet privat, por mos harro se je ne nje funksion publik. S’mund te kercesh nga gezimi nga karrigia, s’mund te vendosesh te dehur ne studio per te folur percart, nuk mund te besh moralin e tij qe thote “rrofte vdekja, poshte qeveria”. Un ju garantoj, jo ju qe jeni ketu, por edhe ata koleg apo kolege qe kishin vendosur te intervistonin me paradhenie per te perdhosur fatkeqesine, se jemi ne zi dhe zija ka kodin me te thelle dhe me lashtin e njerezimit dhe qytetareve