E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi- Rama në pyeteje ish ministrin e Mbrojtjes.

 
Në kuadër të hetimit të çështjes së tragjedisë së Gërdecit, prokurorja Ina Rama do marrë në pyetje ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. Një deklaratë e prokurorisë ka bërë publik njoftimin. Sipas tij Mediu do të ftohet për të dhënë sqarime dhe shpjegimi të mëtejshme rreth ngjarjes së Gërdecit. Nga ana tjetër në deklaratë thuhet se prokurorët e përfshirë në hetim vazhdojnë punën për zbardhjen e ngjarjes. Deri tani janë marrë në pyetje persona të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm që kanë dijeni për ngjarjen. Nga prokurorët është sekuestruar gjithë dokumentacioni në Ministrinë e Mbrojtjes dhe po punohet për të kërkuar akte të tjera në shërbim të hetimit të çështjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›