E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me dosje në duar

Pas më shumë se shtatë orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e qeverisë  e zhvilluar në Pogradec.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë detaje për mediat pas përfundimit të takimit.

Ndërkohë, ministrat janë parë duke u larguar nga vila qeveritare me dokumente në duar.

Në mbledhje morën pjesë gjithashtu drejtues të Korporatës së Investimeve të Huaja, përfaqësues të AKSHI-t, si dhe drejtoresha e Agjencisë së Turizmit.

Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve mbi prioritetet dhe çështjet që lidhen me punën e qeverisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›