Përfundon mes tymit dhe kaosit seanca plenare/ Mazhoranca kalon ligjet, opozita proteston

Séanca plenare ka zgjatur vetem 17 minuta dhe mes protestes se deputeteve te opozites, mazhoranca socialiste ka rrezuar 6 nisma ligjore qe ishin propozuar rreth nje vit me pare nga demokratja jorida tabaku dhe deputetet e partise se lirise
Edhe kete te enjte deputetet demokrate vazhduan aksionin per te mos lejuar zhvillim normal te mbledhjeve te parlamentit. Para nisjes se séances ligjvenesit e opozites ngriten nje barrikade me karrige per te bllokuar foltoren e kuvendit dhe me pas ndezen tymuese
Ministri I brendshem taulant balla paralajmeroi opoziten se po shkel ligjin me aksionin e saj ne kuvend
TAULANT BALLA
MINISTER I BRENDSHEM
“Vendosja e flakadaneve eshte veper penale”
Pavaresisht protestes se opozites, mazhoranca socialiste votoi ligjet e parashikuar ne rendin e dites duke I dhene fund nje tjeter séance kaotike
SALI BERISHA
“Ky është funksionimi i parlamentit të Edi Ramës dhe Lindës së tij. Në parlament ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe i çdo vendi të lirë.”
Lideri I opozites berisha sqaroi serish se kerkesat e opozites jane te drejta qe I garanton kushtetuta per deputetet e pakices parlamentare. Sipas berishes eshte kushtetuta ajo qe sanksionon se eshte detyrim I parlamentit te ngreje komisionet hetimore, ndaj aksioni I opozites do te vazhdoje
SALI BERISHA
“Derisa të krijohen komisionet parlamentare. Derisa Edi Rama të paraqitet. Derisa të gjithë ata që kanë shkelur Kushtetutën, kanë mbushur xhepat. Ka Kushtetutë para ligjeve. Kushtetuta është ligji suprem një i një vendi. Derisa të respektohet Kushtetuta, nuk ka më asgjë tjetër përparësi.”
Por ne emer te socialisteve, kryetari I grupit bledi cuci akuzoi opoziten se po bllokon parlamentin per shkak te problemeve personale qe lideri historic I pd berisha ka me drejtesine. Sipas cucit e vetmja arsye pse jane rrezuar komisionet hetimore, eshte se objekti I hetimit duhej rishikuar
BLEDI CUCI
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
“Nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka këtë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë”
Mazhoranca ka rrezuar ne harkun kohor te nje viti 8 kerkesa te opozites per ngritjen e komisioneve hetimore, pak jave me pare rrezoi kerkesen e kreut te grupit parlamentar te pd per te ndryshuar anetaret e opozites ne komisionin e reformes zgjedhore; ceshtje keto per te cilat deputetet demokrate kane vendosur te mos lejojne mbledhje normale te parlamentit derisa te plotesohen kerkesat e tyre.