Përfundon në sherr ndeshja Kastrioti- Lushnja

Kastrioti ka plotesuar 12 skuadrat qe sezonin e ardhshem do te luajne ne Superlige, pasi ka mundur 1-0 Lushnjen ne ndeshjen e play-off, e cila ka qene e mbushur me tension. Pervec futbollit fusha e “Qemal Stafes” eshte kthyer edhe ne nje arene boksi mes lojtareve te te dyja skuadrave, ndersa lojtaret lushnjare dhe stafi i tyre drejtues kane polemizuar ashper klasen arbitrare te kryesuar nga Albano Janku.
Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire per Kastriotin, qe ne minuten e 3-te do te kalonte ne avantazh me Abazaj. Sulmuesi do te gjuante sakte brenda zones me koke, duke e derguar topin ne rrjete. Lushnja do te reagonte ne kerkim te golit te barazimit, por futbollistet e saj nuk do te finalizonin si duhet aksionet e tyre. Me kalimin e minutave tensioni do te rritej dhe do te kapte kulmin ne fundin e pjeses se pare, e cila do te mbyllej me polemika te ashpra te trajnerit te Lushnjes, Artan Bano dhe arbitrit Janku qe do te largonte nga fusha teknikun verdhejeshil.
Edhe ne fraksionin e dyte dy skuadrat do te kerkonin golin, por pa e gjetur ate dhe rezultati do te mbetj i pandryshuar deri ne fundin e kohes se rregullt. Shtesa e ndeshjes do te kalonte limitet e nje loje futbolli, pasi lojtaret do te perfshiheshin ne nje sherr masiv, i cili do te vijonte edhe pas vershellimes se fundit te Jankut.
Gjithsesi suksesi ne “Qemal Stafa” i ka siguruar Kastriotit qendrimin ne Superlige edhe ne sezonin e ardhshem.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 maj 2010 )