Përfundon numërimi në Malin e Zi/ Partia Evropa Tani fiton zgjedhjet, Spajiç: Politika s’është më interesante si dikur…

Ka përfunduar numërimi i votave në Malin e Zi, ku fitues ka dalë Partia Evropa Tani me drejtues Milojko Spajiç.
Evropa Tani kryesoi me 26 përqind të votave, duke siguruar kështu 24 mandate në parlamentin e ri.
Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që qeveria të formohet sa më shpejt.
“Ka qenë pjesëmarrja relativisht e ulët, është normale. Ndoshta sjellje demokratike. Pjesëmarrja është relativisht e dobët për kushtet malazeze, por kam dëgjuar se është normale për standardet evropiane. Po shkojmë drejt rrugës evropiane, politika nuk është më interesante si dikur…” tha ai.
I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiç tha se e ka bërë të qartë që s’ka koalicion me PDS dhe Lëvizjen Qytetare URA.