E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon programi i financuar nga Anglia për modernizimin e policisë shqiptare

është përmbyllur tashmë programi i financuar nga Mbretëria e Bashkuar për modernizimin e policisë shkencore shqiptare. Falë këtij programi në Institutin e Policisë Shkencore janë implentuar metoda dhe janë instaluar sisteme dhe pajisje moderne për ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, përfshirë edhe instalimin në vitin e kaluar të pajisjeve për ekzaminimet me anë të ADN-së. Tashmë shumë ngjarje kriminale që kanë mbetur të pazbardhura për shkak të mugesës së provave të ADN-së tashmë mund të zbardhen. Sipas Ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Fiona Mcllwham, këto paisje do të ndihmojnë shumë Shqipërinë në uljen e kriminalitetit.
Programi "Për modernizimin e Policisë Shkencore", ka filluar në vitin 1998 dhe është përmbyllur në Dhjetor 2009.Investimet për realizimin e këtij programi llogariten në rreth 4 milion euro. Programi i mbështetur financiarisht nga Mbretëria e Bashkuar "Për modernizimin e Policisë Shkencore Shqiptare" i menaxhuar nga policia e kontesë së Essex-it, Angli, përveç investimeve në sisteme, pajisje e mjete teknike, ka përfshirë edhe trajnimin e specialistëve të sektorëve të ndryshëm të Institutit të Policisë Shkencore për përdorimin me efikasitet të medodave dhe aparaturave moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›