Tojota, dëshmi para kongresit amerikan mbi problemet e sigurisë
Kreu i operacioneve globale të Toyotës thotë se rritja e shpejtë e kompanisë mund të ketë qenë një ndër shkaqet që çuan në problemet e sigurisë së automjeteve.
Ai ka kërkuar ndjesë për problemet dhe ndodhet sot në Kongres për të përcjellë personalisht mesazhin e tij para ligjvënësve.
Në një deklaratë që publikoi para se të fillonte seanca me pyetje-përgjigje, zoti Toyoda zotohet për një sërë reformash që do të ndërmarrë kompania për të rikthyer besimin e konsumatorëve.