E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon prova konkurentet ne vote te fshehte

Franceska ndryshe nga konkurentet e tjere e perfundon proven per nje hark te shkurter kohor ajo tregon kryesisht histori gazmore dhe flet per gjerat qe i pelqen sic eshte vera. Keshtu me Francesken mbyllet edhe prova e pare e javes per kete edicion te Big Brother.

Ata fillojne te komentojne proven dhe rrefimet e njeri-tjetrit. Franceska thote se gjate rrefimit te Gracianos u prek shume emocionalisht. E ndersa komentojne edhe rrefimet e meparshme te proves Klaudja vjen ne dhomen e ndenjes dhe u lexon konkurenteve nje zarf te marre nga Vellai i Madh.

Klaudja lexon zarfin ne te cilin konkurentet udhezohen qe te votojne ne menyre te fshehte dhe votat e tyre pasi ti kene mbyllur ne zarf do ti dorezojne ne dhomen e rrefimit. Nga ky votim do de dale se cili nga konkurentet ka treguar historine me te bukur gjate proves se javes.

Konkurentet votojne ne menyre te fshehte dhe me pas vazhdojne te bisedojne. Nje nder bisedat me te gjata zhvillohet per rrymen elektrike ku Ermali si zakonisht i jep te drejte mendimit te tij por me pas Edi sqaron gjithe te tjeret pasi ai eshte Inxhinier Elektrik.
Gjate kesaj kohe nuk mungojne edhe shakate te qeshurat dhe lojrat e ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›