Përfundon regjistrimi fillestar në 118 zona kadastrale

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftons se ka përfunduar regjistrimi fillestar në 118 zona kadastrale.
Sipas njoftimit, ky është një tjetër hap i përmbushur në reformën e kadastrës, në përputhje me agjendën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ky proces përfaqëson një nga sipërmarrjet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare dhe të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në funksion të krijimit të një regjistri të plotë dhe të saktë, duke mbuluar tashmë mbi 95% të territorit me regjistër kadastral.
Përmes shërbimeve digjitale në platformën e-Albania, qytetarët do të mund të pajisen më shpejt dhe më lehtë me dokumentacion të plotë pronësie, në një sistem më transparent, të sigurt dhe të standardizuar”, thuhet në njoftim.
Lista e plotë e zonave është publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së.
/r.e/