Përfundon riparimi i shtresës asfaltike në segmentin rrugor Plepa – Rrogozhinë

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Plepa – Rrogozhinë, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, pjesë kyçe e aksit që lidh Durrësin me jugun e vendit, ku është realizuar riparimi i shtresës asfaltike, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e infrastrukturës.
Punimet janë shoqëruar edhe me vendosjen e sinjalistikës horizontale, çka pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.
Ky projekt është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e rrugëve kombëtare dhe garantimin e një qarkullimi më të sigurt e efikas për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Segmenti Plepa – Rrogozhinë ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe transportin ndërurban, duke shërbyer si nyje lidhëse për shumë qytete dhe zona industriale. /j.p/
1 nga 5