Përfundon rruga Islam Alla, Basha: Është fillimi i transformimit të Tiranës
Basha: Ky është vetëm fillimi i transformimit të Tiranës, duke vënë në qendër interesin e qytetarëve
Tiranw- Një tjetër rrugë tw rikonstruktuar tërësisht ka inaguruar kuetari i bashkisw LulzimBasha sot teksa u ka premtuar banorëve se përveç investimit në rrugë, plani urbanistik do të sjellë një standard të ri për këtë zonë dhe do tu japë mundësi banorëve të saj të zhvillojnë pronën e tyre.
Rruga Islam Alla, me një investim prej 9.4 milionë lekësh, është rikonstruktoi tërësisht duke filluar me kanalizimet e ujërave të bardha. Në këtë rrugë u vendosën 18 shtylla për ndriçimin e saj, u vendos sinjalistika horizontale dhe vertikale si dhe u shtruan dy rrugica lidhëse me këtë rrugë. Rruga Islam Alla që lidh rrugën e Kavajës me Myslym Shyrin u shërben mbi 3 mijë banorëve.
Siç e shikoni, ka përfunduar një tjetër rrugë në qendër të Tiranës, rruga Islam Alla, që është një prej 5 rrugëve që Bashkia e Tiranës po rikonstrukton këtu në zemër të Tiranës së vjetër, në lagje të cilat janë po aq të vjetra sa qyteti por që nuk kanë parë investime prej shumë kohësh. Sot, kam takuar shumë banorë të kësaj rruge të cilët kanë qenë pa asnjë dallim, të gëzuar për investimin e bërë por unë i garantoj që investimi i kryer në këtë rrugë dhe ato që do të përfundojnë në 4 rrugët e tjera janë vetëm fillimi, pasi në këtë lagje ne do të aplikojmë me anë të planit urbanistik, standardin më të lartë të mundshëm, duke i dhënë mundësinë banorëve të zhvillojnë pronën e tyre dhe duke e kthyer këtë zonë, në një ndër zonat më atraktive si për të banuar ashtu edhe për interesa komercialë u shpreh z. Basha
Për kryebashkiakun Basha, ky është vetëm fillimi i transformimit të Tiranës, ku në qendër është interesi i tyre më i mirë.
Ky investim, është vetëm një shije e parë e ndryshimit rrënjësor, transformimit rrënjësor që e pret këtë qendër të Tiranës, ku në qendër do të jetë qytetari, do të jetë banori autokton, banorët e vjetër të kësaj zone, pra në qendër do të jetë interesi i tyre më i mirë- deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.