E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e kabllove, 1500 banorë të Shushicës në errësirë dhe pa ujë

kabllot-elektrikeVlorë- Afërsisht 500 banorë në Komunën Shushicë të Vlorës janë lënë në errësirë pasi persona të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 100 metra kabllo elektrike të zonës.

Sipas banorëve, përveç errësirës, kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm, ndaj ata bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të riparojnë defektin dhe të gjejnë autorët.

Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që kabllot elektrike vidhen dhe ata mbesin në terr.
Për këtë banorët e Shushicës, tëlodhur nga kly fenomen bëjnë thirrje pë paraldalimin e veprimeve të tjera si këto.

Nga ana tjetër, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë vjedhje. Sipas burimeve policore, për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona, por ende nuk është arrestuar ndonjë prej tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›