E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon seriali Beqiri me klubin qipriot Ael Limasol

Përfundon seriali Ardit Beqiri me ekipin qipriot Ael Limaosl. Futbollisti shqiptar nuk arriti dot të mbërrinte në Qipro, ashtu si deh ishte programuar për në orën 19.00. Lajmi bëhet i ditur ngafaqja zyrtare e klubit qipriot http://www.ael-limassol.net/ael.net/, e cila bën të ditur edhe faktin se manaxheri i lojtarit shqiptar kishte lajmëruar klubin grek se futbollisti (Beqiri) nuk i intereson të laujë me Ael Limasolin. Seriali i transferimit të Beqirit te Ael zgjati thuajse një muaj. Sipas sitit grek, Beqiri nuk e kishte kartonin e lirë sic këkronte Ael Limasol. Beqiri pritej të ishte i shoqëruar nga presidenti i Partizanit, Xhani. Ndërkohë , sipas sitit qipriot, presidenti i Ael Limasaol, Andreas Trimiklinotis ka patur një bisedës me presidentin Xhani, prej të cilit morri edhe shpjegimet e nevojshme për mosparaqitjen e Beqirit në Qipro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›