E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siena e Erjon Bogdanit rrezikon penalizimin ne Serine A

Siena e Erjon Bogdanit rrezikon ta nisë me një penalizm sezonin e ri për shkak të humbjeve të justifikueshme në bilancin e vitit 2005. Nga presidenti De Lika janë hedhur në arkën e shoqërisë vetëm 3,4 milionë euro në vend të 9,4 që ishin të nevojshme për rregjistrimin e klubit. Operacioni duhet të kompletohet brenda datës 9 korrik, kur "Covisoc" do të verifikojë edhe bilancin e shoqërisë. Nëse do të derdhen të gjitha paratë klubi nuk do pësojë asnjë ndëshkim. Disa ditë më parë, sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani rinovoi kontratën me Sienën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›