Përfundon sezoni veror, Kelmendi gati për “turizmin e bardhë“

Adelina Lumaj së bashku me familjen e saj 12 vite më parë mori iniciatë për të hapur bujtinën. Ajo tregon se sezoni ishte i kënaqshëm veçanërisht muajit gusht-shtator. Ajo thekson se “shqetësim mbetët mungesa e punëtorëve duke e detyruar që biznesin ta mbajë me familjarët”.
Tonin Shkoza prej dekadash pret turistë vendas e të huaj në hyrje të Lepushës. Ai tregon se tashmë gjatë dimrit të pakët janë banorët që rrinë në Lepushë duke ndikuar edhe në frenimin e turizmit dimëror.
“Shumë pak rrinë në Lëpushë gjatë dimrit. Nuk gjen punëtorë, kanë mbetur vetëm të vjetrit“, shprehet ai.
Gjatë të gjithë rrugës në brendësi të Vermoshit, fshatit në skajin më verior të Shqipërisë shkëmbehesh me shumë pak banorë. Duket se nëntori është muaj më i qetë duke i lënë vendin zbardhjes së dëborës për të rikthyer edhe vizitorët në zonë.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/