E Hënë, 2 Nëntor 2026

Program për rikonstruksionin e banesave në Tepelenë, përfitojnë 35 familje në nevojë

Në Bashkinë e Tepelenës, pas përfundimit të procesit të aplikimeve për rikonstruksionin e banesave të familjeve në nevojë, kanë nisur verifikimet në terren për të identifikuar përfituesit.

Janë rreth 35 familje që do të përfitojnë nga ky program, duke u ofruar një mundësi për përmirësimin e kushteve të tyre të banimit.

Nënkryetari i Bashkisë, Spiro Kora, bën me dije se përfituesit janë ndarë në tre kategori, në bazë të situatës ekonomike dhe sociale të familjeve.

“Ne do t’i kategorizojmë të gjitha familjet dhe shuma do të jetë e personalizuar për çdo familje në raport me numrin e personave që ka familja dhe vlerës që është miratuar nga Ministria e Financave. Ky projekt do të shtrihet në qytet si edhe në njësitë administrative”, tha Kora.

Me këtë program, Bashkia e Tepelenës synon t’u sigurojë familjeve në nevojë kushte më të mira jetese, duke filluar së shpejti rikonstruksionin e banesave për përfituesit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›