Përfundon takimi mes krerëve të delegacionit rus dhe ukrainas në Stamboll

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar në Stamboll për raundin e radhës së bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes.
Sipas burimeve të afërta të negociatorëve, delegacionet kryesoheshin përkatësisht nga ministri rus i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial i Ukrainës.
Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë një deklaratë pas disa orësh.
Televizioni ukrainas tha se bisedime Ukrainë-Russia nisën pa shtrëngim duarsh mes palëve. Ishte një mirëseardhje e ftohtë pa shtrëngim duarsh, tha reporteri i këij televizioni.