E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon takimi ne Kryeministri Berisha-Nano

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ishte në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha për t'i kërkuar atij mbështetjen e mazhorancës në përpjekjet për t'u zgjedhur president u vendit. Nano u fut ne seline e Kryeministrisë në orën 14.30 dhe doli rreth orës 15:10.

Pritej një deklaratë për media nga Nano, por në fakt ai u largua me mjetin e tij, në drejtim të të cilit si gjithnjë preferon të jetë vetë, duke përshëndetur me dorë gazetarët që ndodheshin jashtë selisë së Kryeministrisë.

Kjo është hera e parë që Nano nuk prononcohet për mediat pas takimeve me krerë të partive parlamentare.

Nano hyri në selinë e Kryeministrisë nga dera kryesore në bulevard, pikërisht aty ky më 21 Zgjedhja e presidentitArvizu: Presidenti me 84 vota në raundin e parë Ethet presidenciale në Shqipëri Holtkemper: Presidenti të zgjidhet me dialog janar të vitit 2011 u vranë 4 protestues të opozitës.

Më herët kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë se Nano nuk do të jetë kandidati për Presidentit i propozuar nga maxhoranca, por nëse do ta pranojë maxhoranca Nanon si kandidat konsensual, kjo pritet të mësohet të paktën pas dy javësh, kur nisin edhe procedurat zyrtare për zgjedhjen e ardhshëm të kreut të vendit.

Ndërkohë ne deklarimet publike te demokrateve eshte lene te kuptohet se maxhoronca do te kete kandidatin e saj dhe emri më i përfolur është ai i kryetares se kuvendit Jozefina Topalli.

Ky takim ishte tepër i rëndësishëm për fushatën e ndërmarrë nga Nano, ndërsa më herët është takuar me Ilir Metën, Edi Ramën, Shpëtim Idrizin, Fatmir Mediun dhe Vangjel Dulen, e po ashtu edhe me diplomatët kryesorë në vendin tonë. Nano ndodhej në zyrën e kryeministrit, për herë të parë pas 7 vitesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›