E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo frike per shkarkim

Roberto Di Matteo duket se nuk do të jetë në pankinën e Celsit në sezonin e ardhshëm. Trajneri italian i bluve të Londrës nuk e ka fshehur frikën e shkarkimit nga posti i tij në fund të sezonit edhe në rast se skuadra e tij do të mund të fitojë Ligën e Kampioneve ne finalen e 19 majit.

Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike 'The Sun', që citon fjalën e një prej drejtuesve të Celsit, i cili ndër të tjerat theksoi se Di Matteo është shumë i zhgënjyer me këtë sjellje të klubit pavarësisht mrekullive, që ai bëri pas largimit të Villas-Boas.

Ndërkohë Celsi vazhdon punën për të gjetur një trajner të ri. Padroni i klubit londinez, Roman Abramovic kërkoi me ngulm shërbimet e Pep Guardiolës, por ky i fundit e refuzoi 2 herë ofertën e tij duke bërë që si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e Celsit të jenë Fabio Capello dhe Loran Blank.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›