Perfundon takimi ne Presidence, asnje deklarate

Perfundon pas me shume se dy oresh takimi ne Presidence ku ishin te pranishem ne seline e kreut te shtetit, kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, e ku asistuan pjesetaret e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes.
Si Berisha e Rama ashtu edhe anetaret e delegacionit jane larguar nga ndertesa e Presidences pa dhene asnje deklarate per takimin.
Sipas informacioneve jozyrtare ne takim eshte folur per krizen ne vend, si dhe per kerkesen e Partise Socialiste per hapjen e kutive.
Delegacioni do te jape neser paradite konkluzionet e takimeve maratone te zhvilluara pergjate gjithe dites se hene.