Përfundon trajnimi i parë për 224 trajnerë të volejbollit

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Përfundoi trajnimi i parë teorik dhe praktik për trajnerët e volejbollit, në prag të nisjes së Edicionit të 4-t të Ekipeve Sportive në Shkolla.
224 trajnerë të disiplinës së volejbollit kanë zhvilluar këtë të dielë në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, trajnimin teoriko-praktik për grupmoshat U10/U16 dhe U18.
Lektorët Gentiana Nicaj dhe Arjan Shehu kanë demonstruar ushtrime dhe situata të ndryshme praktike për të gjithë trajnerët e projektit dhe kanë diskutuar plane stërvitore sezonale, për këto grupmosha.
I pranishëm gjatë trajnimit ka qenë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, koordinatori i Përgjithshëm i Projektit, Bledar Doçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit, Ervis Dosti.
Ylli në fjalën e tij e vuri theksin te disiplina dhe rritja e cilësisë sportive.
Ky është trajnimi i 6-të i oraganizuar nga KOKSH dhe FSHV për trajnerët e Ekipeve Sportive në Shkolla.
/gj.m/j.p/