E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon vizita e presidentit Erdogan, Policia e Shtetit: Nuk ka pasur asnjë incident

Presidenti turk, Erdogan, është larguar nga Shqipëria. Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat, bën me dije se falë masave të shtuara të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vendin tonë ka përfunduar pa asnjë incident dhe tashmë të gjitha rrugët janë të hapura. Policia e Shtetit falenderon shoferët dhe qytetarët për bashkëpunimin.

Njoftimi i Policisë

Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›