E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministrja gjermane për Evropën viziton Tiranën: Të hapim negociatat, kushtet janë plotësuar

Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann do të vizitojë të martën Shqipërinë. Ajo do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, zv.ministren e Jashtme, Megi Fino dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ndalesa e politikanes gjermane në Shqipëri pason atë në Shkup, ku këtë të hënë zhvilloi takime me Presidentin Pendarovski dhe kryeministrin e ri të vendit Dimitar Kovaçevski. 

Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Lührmann u shpreh para nisjes për çeljen e negociatave: “Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, thuhet në deklaratë. Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›