E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergatitja e zgjedhje mblidhet KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor u mblodh për të shqyrtuar disa problematika në shpërndarjen e bazës materiale zgjedhore dhe për të sqaruar disa paqartësi në procesin e administrimit të votimit dhe numërimit.

Në fjalën e saj, kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi kërkoi zbatimin e ligjit nga administrata zgjedhore e administruar nga KQZ. “Në këtë proces zgjedhor, pavarësisht se janë përfaqësues partiakë, anëtarët e KZAZ-të janë administratorë të zgjedhjeve që drejtohen nga KQZ dhe mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit”, tha zonja Lleshi. Është raportuar se ka patur probleme të shpërndarjes së bazës materiale në disa KZAZ, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj kërkoi Zgjedhje 2013Komuniteti Mysliman: Votoni me maturiMasat e policisë për zgjedhjetPresidenti Nishani mesazh për ditën e zgjedhjeve shkarkimin e një anëtari në KZAZ-në numër 55 pasi ky i fundit ka lidhje të ngushta me kandidatin për deputet të një partie. “Ne kërkojmë që të na jepet lista e KZAZ-ve problematike që të kontaktojmë përfaqësuesit tanë. Në KZAZ numër 55 kemi një problematikë. KQZ ka emëruar një person që ka lidhje të afërt me një kandidat për deputet të një partie politike. Jemi në kushtet e parashikuara nga neni 32 i Kodit Penal, ku një anëtar që ka lidhje gjinie në këtë shkallë s’mund të ushtrojë detyrën e anëtarit të KZAZ-së”, tha Gjonçaj. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ngriti shqetësimin për disa qendra votimi, të cilat sipas tij nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces zgjedhor. KQZ sqaroi edhe problematikën e vëzhguesve dhe personave të tjerë të akredituar ose jo që lejohen në qendrat e numërimit të votave. Sipas ligjit, kandidatët për deputetë lejohen të jenë të pranishëm në numërim, por jo në statusin e vëzhguesit. Po ashtu edhe gazetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të medias, të akredituar ose jo u lejohet pjesëmarrja në KZAZ. Kryetarja e KQZ kërkoi angazhim maksimal nga administrata zgjedhore për të patur një proces sa më korrekt. Në orën 18:00 është parashikuar një tjetër mbledhje e KQZ-së. Incident në Kukës. Në Krujë, 28-vjecari kërkohet për blerje votash Në orët e para të së shtunës, pak pasi vendi kishte hyrë në heshtje zgjedhore, disa persona kanë dhunuar fizikisht një komisioner të Partisë Socialiste në fshatin Bicaj. Viktima është Petrit Hereni që ka denoncuar ngjarjen. Ai thotë se ka njohur agresorët e tij që ishin katër bashkëfshatarë. Hereni akuzoi direkt Ministrin e Brendshëm Flamur Noka për incidentin. Ndërkohë, në Krujë një 28-vjecar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se u ofronte para votuesve në fshatin Nuaj kundrejt votës për një parti politike. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›