E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgënjeshtrim mbi lajmin aperturë të gazetës "55".

9 shkurt 2009

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës përgënjeshtron si krejtësisht të pavërtetë lajmin e botuar më datën 9 shkurt 2009 në gazetën "55" sipas të cilit Presidenti i Republikës ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Kryetarit të PS-së, Edi Rama në Pezë.

Presidenti i Republikës nuk ka zhvilluar anjë lloj vizite as në banesën në fjalë, e as në fshatin Pezë. Për të informuar publikun, në ditën dhe orën e pretenduar në shkrim, Presidenti i Republikës ka qenë mes gazetarësh në një festë ditëlindjeje të një kolegu të tyre në Durrës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›