E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet përpara Presidentit të Republikës anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Admir Thanza.

9 shkurt 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi drejtoi sot ceremoninë zyrtare të betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Admir Thanza, të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo dhe anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit si dhe të formulës së betimit nga Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit të Republikës, Artur Metani, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, z. Thanza bëri betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili nga ana e tij i shprehu urimet më të mira për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë dhe me shumë përgjegjësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›